E rëndë në Devoll, i moshuari rrëzohet nga shkallët e banesës dhe ndërron jetë

E rëndë në Devoll, i moshuari rrëzohet nga shkallët e

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të martë në fshatin Hoçisht të bashkisë Devoll, ku një 87-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në banesë.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari ka rënë aksidentalisht nga shkallët dhe ka pësuar plagë të rënda në kokë, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

EMISIONET