E lidhi jashtë në diell dhe e la të vdesë nga etja, anëtari i ISIS dënohet përjetë për vrasjen e 5-vjeçares

E lidhi  jashtë në diell dhe e la të vdesë nga etja,

Një irakian nga grupi xhihadist, i cili  lidhi me zinxhirë në diell një vajzë 5-vjeçare dhe e la të vdiste nga etja u burgos përjetë nga një Gjykatë gjermane për gjenocid nga Yazidëve.

Taha Al-Jumailly u bë personi i parë në botë që u dënua për gjenocid kundër pakicës.

29-vjeçari irakian, i cili u arrestua në Greqi dhe u ekstradua në Gjermani dy vjet më parë, u shpall fajtor edhe për krime kundër njerëzimit me pasojë vdekjen, krime lufte, ndihmë dhe nxitje për krime lufte dhe lëndime trupore me pasojë vdekjen.

Al-Jumailly  dhe ish-gruaja e tij tani, një grua gjermane e quajtur Jennifer Wenisch, 'blenë' një grua dhe një fëmijë Yazidi si 'skllevër' të shtëpisë, ndërsa jetonin në Mosulin e pushtuar nga ISIS në 2015.

Ata më vonë u shpërngulën në Falluxha, ku Al-Jumailly e lidhi vajzën pesëvjeçare me zinxhir jashtë në nxehtësi si një ndëshkim për lagien e shtratit të saj duke e lënë të vdiste nga etja.

Në gjyq dëshmoi nëna e vajzës, e cila i mbijetoi robërisë.

Yazidët, një grup kurdofolës me origjinë nga Iraku verior, janë persekutuar prej vitesh nga militantët e ISIS-it të cilët kanë vrarë qindra burra, përdhunuar gra dhe kanë rekrutuar me forcë fëmijë si luftëtarë.

EMISIONET