Dyshohet se po përgatisin një s*lm në emër të IS*IS, arrestohen tre të rinj në Gjermani
Dy të rinj që simpatizonin grupin e Shtetit Islamik dhe një bashkëpunëtor tjetër janë arrestuar në Gjermani pasi dyshohet se po përgatiteshin për një sulm.
Autoritetet gjermane bënë të ditur se dy vëllezërit gjermanë libanezë të moshës 15 dhe 20 vjeç nga qyteti jugperëndimor Mannheim dhe një gjerman turk 22-vjeçar nga shteti fqinj i Hesse-së u arrestuan të dielën.
Vëllezërit akuzohen për përgatitjen e një sulmi të motivuar nga ideologjia e tyre fetare dhe "simpatia e thellë" për grupin e Shtetit Islamik, duke blerë ndër të tjera një pushkë sulmi dhe municione.
Ndërsa arma u gjet në shtëpinë e 22-vjeçarit. Hetuesit gjetën gjithashtu një kapuç, një jelek mbrojtës dhe disa thika, së bashku me celularët. Po ashtu një gjykatës ka urdhëruar që të dyshuarit të mbahen në paraburgim në pritje të një aktakuze të mundshme.