Dyshohet se kanë shkelur sanksionet ndaj Rusisë, nën hetim disa firma të lidhura me Britaninë

Dyshohet se kanë shkelur sanksionet ndaj Rusisë, nën hetim disa

Qeveria britanike ka nisur një hetim ndaj disa bizneseve të lidhura me Mbretërinë e Bashkuar, të cilët dyshohet se kanë shkelur sanksionet e naftës ruse.

Identitetet e bizneseve nuk dihen por mësohet se disa mund të jenë firma sigurimesh detare, raporton BBC.

Sanksionet financiare ndaj Rusisë u vendosën nga Britania e Madhe dhe vendet e tjera perëndimore pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Sanksionet përfshijnë një kufi mbi çmimin e naftës ruse, i cili i ndalon bizneset britanike të lehtësojnë transportin e naftës ruse të shitur mbi 60 dollarë për fuçi.

Të dhënat e marra nga BBC, duke përdorur ligjet e Lirisë së Informacionit, tregojnë se Thesari ka hapur hetime për 52 kompani me lidhje me Mbretërinë e Bashkuar të dyshuar për shkeljen e kufirit të çmimit që nga dhjetori 2022.

Deri në gusht, hetimet për 15 prej tyre kishin përfunduar, por nuk është vënë asnjë gjobë.

EMISIONET