Dyshohen se kanë lidhje me Shtetin Islamik, në pranga 189 persona në Turqi

Dyshohen se kanë lidhje me Shtetin Islamik, në pranga 189 persona

Policia turke arrestoi të shtunën 189 persona të dyshuar se i përkisnin grupit militant të Shtetit Islamik pas disa aksioneve në 37 qytete dhe provinca.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se policia turke nuk “toleron asnjë terrorist”.

Një ditë më parë, Turqia tha se pengoi planet e Shtetit Islamik për të sulmuar kishat dhe sinagogat.

Qytetet e bastisura përfshinin kryeqytetin, Ankaranë, si dhe qytetet e tjera si Stambolli, Antalia, Bursa, Dijarbakir, Gaziantep, Izmir dhe Konia.

Yerlikaya ndau imazhe të anëtarëve të dyshuar të IS-it të prangosur në apartamentet e tyre gjatë bastisjeve të realizuara.

Bastisjet vijnë pasi zyrtarët turq njoftuan arrestimin e 32 anëtarëve të dyshuar të Shtetit Islamik. Policia tha se ata dyshohet se ishin të përfshirë në planifikimin e një sulmi ndaj ambasadës irakiane.

Grupi militant Shteti Islamik mori përgjegjësinë në vitin 2017 për një sulm vdekjeprurës në një klub nate në Stamboll në natën e Vitit të Ri, i cili la 39 të vrarë.

EMISIONET