Dublini kalon një tjetër natë të trazuar! Dy policë të pl*gosur dhe 23 protestues të arrestuar
Për të dytën natë radhazi, Dublini u përfshi nga dhuna pranë një hoteli që strehon azilkërkues. Policia irlandeze raportoi për oficerë të plagosur dhe dhjetëra arrestime, ndërsa autoritetet fajësojnë rrjetet sociale për përhapjen e urrejtjes dhe nxitjen e përleshjeve.

Dublini është përfshirë nga trazira për të dytën natë radhazi pranë një hoteli që strehohet azilkërkues nën programin e mbrojtjes ndërkombëtare të qeverisë irlandeze.
Dy oficerë të policisë irlandeze janë plagosur, ndërsa 23 persona janë arrestuar pas përleshjeve të dhunshme që shpërthyen mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas autoriteteve, njëri prej policëve u godit në kokë nga një shishe, ndërsa tjetri pësoi një dëmtim në krah gjatë përballjes me protestuesit, të cilët hodhën gurë dhe fishekzjarre drejt kordoneve të sigurisë.
Ngjarja pason trazirat e së martës, kur një automjet policie u dogj gjatë një proteste që nisi paqësisht, por përfundoi në dhunë të përhapur.
Policia irlandeze ka deklaruar se dhuna është nxitur përmes rrjeteve sociale nga grupe të ndryshme që “nxisin urrejtje dhe përçarje”.
Shefi i operacionit në terren, komisari Michael McNulty, tha se incidentet ishin “të orkestruara” dhe përfshinin kryesisht të rinj dhe adoleshentë.
Komisioneri i Gardës, Justin Kelly, dënoi ashpër ngjarjet, duke theksuar se “hedhja e gurëve, shisheve dhe djegia e mjeteve të policisë nuk janë formë e protestës paqësore”. Ai paralajmëroi se autoritetet do të japin një “përgjigje të fortë ndaj çdo akti të mëtejshëm dhune”.
Zona përreth hotelit mbeti e rrethuar gjatë gjithë ditës së mërkurë, ndërsa policia ngriti barriera metalike dhe rriti praninë e forcave të rendit. Dhuna e fundit nisi pas akuzave për një sulm seksual ndaj një vajze të mitur në afërsi të hotelit, duke nxitur protesta që u kthyen shpejt në përleshje të dhunshme.
Policia skoceze njoftoi se shumica e të arrestuarve akuzohen për shkelje të rendit publik, ndërsa hetimet për rolin e grupeve ekstremiste në organizimin e trazirave vazhdojnë.
Protestat në Dublin nisën pas akuzave për një sulm seksual ndaj një vajze të mitur, i cili dyshohet se është kryer në afërsi të hotelit ku strehohen azilkërkues, duke nxitur zemërim dhe tensione në komunitet.


