Droni shpërthen në një pikë karburanti, vdes zjarrfikësi dhe plagosen 3 kolegë të tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2024, 07:52

Një zjarrfikës ka vdekur pas një shpërthimi të shkaktuar nga një dron që u përplas në një pikë karburanti në Rusi. Ngjarja ndodhi, siç raporton Tass, në qytetin Livny, në rajonin Oryol, 450 kilometra nga Moska.
Ndërkohë raportohet se tre persona të tjerë, të gjithë zjarrfikës, kanë mbetur të plagosur.
Lajmin e ka bërë të ditur në Telegram guvernatori i rajonit, Andrey Klychkov.

