Droni me inteligjencë artificiale, lokalizon zjarret dhe monitoron gjendjen e tyre
Duke klithur në qiell, ky dron është në kërkim të zjarreve. Ai është i pajisur me teknologjinë e inteligjencës artificiale, të zhvilluar nga kompania daneze e startup-it “Robotto” dhe i projektuar të gjejë dhe monitorojë situatën nga zjarret në kohë reale.
“Zakonisht, kur zjarrfikësit përballen me një zjarr, ata mbështeten tek harta zjarri të vlefshme për 12 orë, ose në rastin më të keq, 24 orë. Kjo do të thotë se sa herë që përfundojnë një operacion, ata duhet të kenë një panoramë të situatës, që më pas zëvendësohet nga ajo aktuale.
Ndaj, në fazat e para të zjarrit, momentet e para janë kritike për t’u siguruar që flakët nuk po dalin nga kontrolli. Me teknologjinë tonë, ata mund të marrin në moment të dhënat se ku është zjarri, sa i madh është, ku është në i dendur dhe më pas të angazhojnë burimet e tyre”,- tha Kenneth Richard Geipel, themelues i kompanisë “Robotto”.
Mjeti teknologjik u krijua në 2018-n, kur themeluesit e startup-it regjistruan zjarre rekord që ranë në Greqi, Suedi dhe Kaliforni.
Droni niset dhe fluturon në mënyrë autonome dhe kërkon një zonë të paracaktuar. Ai është i pajisur me një kamera termale, që ia dërgon të dhënat një njësie procesimi të Inteligjencës Artificiale. Ai ka nisur të përdoret tashmë nga njësia zjarrfikëse elitë e Katalonjës, GRAF.