Donald Trump emëron Brent Bozell III drejtues të Agjencisë Globale të Medias në SHBA

Donald Trump emëron Brent Bozell III drejtues të Agjencisë

Presidenti Donald Trump emëroi Brent Bozell III si kreun e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Median Globale, e cila përfshin pesë entitete ndërkombëtare të medias të financuara nga qeveria amerikane, përfshirë Zërin e Amerikës.

Zoti Bozell, aktivist dhe autor konservator, është themeluesi i Qendrës për Kërkimet e Medias, një organizatë që ka për mision t’i kundërpërgjigjet asaj që e identifikon si njëanshmëri liberale në median dhe kulturën e përditshme.

Qendra e tij, “MRC”, po ashtu ka sfiduar kompanitë e teknologjisë për të cilat thotë se heshtin zërat konservatorë.

Data për seancën dëgjimore për konfirmimin e zotit Bozell në Senat ende nuk është caktuar. Kongresi aktualisht po mban seanca dëgjimore për të emëruarit e presidentit për krerë të agjencive federale.

Në platformën X, zoti Bozell tha se ai ndihej i nderuar me emërimin.

“Ka shumë punë për të bërë. Mirëpres takimin me senatorët para seancës së konfirmimit për të diskutuar për gjetjen e mënyrës më të mirë për t’u siguruar se përparësitë e Presidentit do të përmbushen”, shkroi ai.

Nëse konfirmohet nga Senati, zoti Bozell do të drejtojë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Median Globale, (USAGM), një organizatë që në vitin 2024 operoi me një buxhet prej 950 milionë dollarësh dhe që mbikëqyr disa entitete të angazhuara në transmetimin e lajmeve dhe luftimin e censurës, me një audiencë të përgjithshme prej mbi 420 milionë njerëzish.

Donald Trump emëron Brent Bozell III drejtues të Agjencisë

EMISIONET