Doktori akuzohet për ngacmime seksuale në spital: I ndalohet vizitimi i grave për një vit

Doktori akuzohet për ngacmime seksuale në spital: I ndalohet vizitimi

Një mjek nga Pompei i Italisë, dyshohet se ka ngacmuar disa pacientë në zyrën e tij, nuk do të jetë në gjendje të vizitojë gratë për 12 muajt e ardhshëm.

Masa e ndalimit të profesionit është dhënë nga gjyqtari hetues, i cili theksoi se si kardiologu i ASL-së i konsideronte pacientet si “një lloj gjuetie personale mbi të cilën shfrynte impulset e tij seksuale”.

Mjeku, i akuzuar për dhunë seksuale të vazhdueshme, u inkuadrua nga kamerat e policisë pasi u raportua nga një viktimë.

Gruaja u kishte thënë hetuesve se ishte ngacmuar gjatë një vizite në një objekt publik. Sipas Prokurorisë Publike, mjeku në mënyrë të përsëritur ka kryer sjellje të ngjashme ndaj një numri pacientesh femra.

Hetuesit monitoruan sjelljen e profesionistit të kujdesit shëndetësor në vitin 2021 përmes përgjimeve mjedisore audio-video dhe dëgjimit të pacientëve që ishin objekt i ‘vëmendjes’, duke rindërtuar episode të ndryshme abuzimi seksual.

Videot e marra iu nënshtruan edhe analizës teknike të një konsulenti mjekësor, i cili theksoi praktikat e të dyshuarit "të shkëputura plotësisht nga praktikat e zakonshme diagnostikuese dhe sjellje krejtësisht të ndryshme të së njëjtës bazuar në moshën dhe gjininë e pacientëve".

Gjyqtari hetues në dispozita nënvizonte se si këto janë fakte serike të kryera me pamëshirshmëri dhe mjeshtëri që synojnë të shfryjë instinktet e tij seksuale te pacientët.

EMISIONET