Do shkonte në funeralin e të atit por kishte harruar çelësat, burri kthehet ti marrë, rrëzohet nga kati III e vdes

Do shkonte në funeralin e të atit por kishte harruar

Një 42-vjeçar humbi jetën pasi u rrëzua nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Burri sapo ishte larguar nga shtëpia për të shkuar në spital, në morg, ku kishte trupin e pajetë të babait të tij që vdiq një ditë më parë.

Në moment kuptoi se ishte mbyllur jashtë dhe kishte lënë çelësat e shtëpisë dhe të makinës brenda apartament.

Kështu, ai u kthye, i kërkoi një fqinji të hapte derën kryesore dhe përmes dritares do të kalonte në ballkonin e tij po në katin e tretë.

Por ndërsa po ecte për të kaluar në ballkon u rrëzua dhe vdiq raportojnë mediat italiane. 

Il Resto del Carlino tregoi historinë e 42 vjeçarti nga Modena.

Tragjedia ndodhi të mërkurën, rreth orës 07:00. Ndërhyrja e 118 ka qenë e kotë pas rënies, 42-vjeçari kishte vdekur në vend.

Me ngjarjen janë marrë karabinierët ndërsa duhej të merrte pjesë në funeralin e babait të tij, i cili vdiq në moshën 75-vjeçare në spitalin në Baggiovara (Modena).

EMISIONET