Çdo ditë policë të vrarë/ Dy oficerë qëllohen për vdekje nga një person i armatosur

Çdo ditë policë të vrarë/ Dy oficerë

Dy oficerë policie janë qëlluar për vdekje me armë zjarri në shtetin e Virxhinias në Shtetet e Bashkuara nga një person, i cili hyri i armatosur në një universitet.

Agresori la të vdekur edhe një student si pasojë e të shtënave dhe plagosi një tjetër, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e Virxhinias përmes një deklarate për mediet njoftoi se e kishte arrestuar autorin e ngjarjes, i cili është një 27-vjeçar.

Çdo ditë policë të vrarë/ Dy oficerë
Oficeri i sigurisë së kampusit të Kolegjit Bridgewater JJ Jefferson dhe oficeri i policisë së kampusit John Painter. Të dy u qëlluan për vdekje në kampus të martën. (AP)

Sipas policisë Aleksandër Uat Kempbell kishte një plagë të shkaktuar nga një armë zjarri, e cila ende nuk dihet nëse ishte qëlluar nga policia, apo vetëplagosje.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar me shqetësim edhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ku përmes një postimi në rrjetin social twitter e quajti sulmin të pakuptimtë.

"Një tjetër sulm i pakuptimtë me armë zjarri ndaj dy oficerëve të guximshëm. Unë dhe Jill lutemi për familjet e viktimave. Dhuna me armë kundër organeve ligjzbatuese po bëhet shqetësuese dhe ajo duhet të marrë fund."

Në 21 janar të këtij viti u qëlluan për vdekje edhe dy oficerë të tjerë policie në Nju Jork, teksa ishin duke ndërhyrë në një debat në një banesë.

Që nga 1 janari e deri tani, të paktën 8 oficerë policie janë vrarë në krye të detyrës në shtete të ndryshme të SHBA-ve.

EMISIONET