Diga u ça, Kakhovka po thahet/ Rreth 700 mijë njerëz rrezikojnë të mbeten pa ujë në Ukrainë
Shkatërrimi i Digës së Kakhovka ne jug te Ukraines po con drejt tharjes rezervuarin me të njejtin emër që është ndër më të mëdhejtë në Europë. Për pasojë mbi 700 mijë njerëz rrezikojnë të mbeten pa ujë të pijshëm, përtej efekteve në bujqësi

Një nga rezervuarët më të mëdhej të Europës po thahet pas shkaterrimit te diges Kakhovka ne jug te Ukrainës.
Imazhet satelitore tregojne se kater rrjete kanalesh jane shkeputur nga rezervuari.
Që nga shembja e digës nivelet e ujit si në rezervuar ashtu edhe në kanalet që ajo ushqen vijojne te bien.
Me pare rezervuari mbante 18 kilometra kub uje.
Fillimisht u ekspozuan pjesët më të cekëta të rezervuarit, duke zbuluar disa nga format origjinale të lumit Dnipro përpara ndërtimit të digës në vitin 1956
Sipas OKB, tharja e rezervuarit mund te shkaktoje nderprerjen e ujit te pijshem per 700 mije banore , kryesisht ne zonat e pushtuara nga Rusia.
Sipas qeverise ukrainase, ne keto zona u prodhuan rreth dy milione ton drithera dhe fara vajore ne vitin 2021
Ndersa ekspertet thone se humbja e ujit ne kanale do te ishte kritike per prodhimin e ushqimit në rajon
Diga Kakhovka u shkatërrua në orët e para të 6 qershorit.
Shumë zona në rrjedhën e poshtme të rezervuarit fillimisht u përmbyten por problemi afatgjatë me të cilin përballet rajonit eshte humbja e furnizimit me uje per shkak te tharjes se sistemeve të shumta te kanaleve.
