Detaje nga ngjarja e rëndë në SHBA, policia: Dy v*ktimat janë fëmijë 8 dhe 10 vjeç

Detaje nga ngjarja e rëndë në SHBA, policia: Dy v*ktimat

Një ngjarje tragjike ka tronditur këtë martë komunitetin në Minnesota, pasi një person i armatosur hapi zjarr brenda një kishe të mbushur me besimtarë, mes tyre shumë fëmijë.

Shefi i policisë, O’Hara, konfirmoi se autori mbante me vete tre armë një pushkë, një armë gjahu dhe një pistoletë kur hyri në ambientet e kishës dhe nisi të qëllojë pa dallim.

Ai e përshkroi aktin si “mizori dhe frikacakëri e pastër”.

“Në vendin ku qëndronin ulur në bankat e kishës, u vranë dy fëmijë të vegjël, 8 dhe 10 vjeç,” tha O’Hara më tej ai vijoi-“Prindërit e tyre janë njoftuar.”

Në total, 17 persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave, 14 prej tyre fëmijë. Dy nga fëmijët ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet po hetojnë motivet e këtij sulmi tragjik, ndërsa komuniteti është në zi dhe në shok.

EMISIONET