DETAJE nga grabitja në muzeun e famshëm të Parisit/ Katër autorë vodhën disa bizhuteri të rralla nga koleksioni i Napoleonit

DETAJE nga grabitja në muzeun e famshëm të Parisit/ Katër

Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e muzeu të famshëm të Luvrit në Paris. Autoret kanë vjedhur nëntë bizhuteri nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës, duke përfshirë një gjerdan, një brosh dhe një diademë. Mediat e huaja shkruajnë se autorët e maskuar hynë në muze, nëpërmjet ndërtesës përballë Senës, ku aktualisht po zhvillohen punime ndërtimi.

Ata përdorën një ashensor mallrash për të shkuar direkt në sallën e dëshiruar të ekspozitës në Galerie d'Apollon.

Policia tha se xhamat e dritareve janë thyer me sharrë elektrike. autoroitetet njoftuan se pasi autorët i thyen dritaret, dy burra hynë në brendësi, ndërsa një i tretë qëndronte roje jashtë.
 
"Këtë mëngjes ndodhi një grabitje në hapjen e Muzeut të Luvrit. Hetimi është duke vazhduar" shpjegoi Ministrja e Kulturës Rachida Dati në shërbimin online X.

Luvri është një nga atraksionet më të famshme në kryeqytetin francez. Muzeu mbetet i mbyllur për arsye të jashtëzakonshme për një peridhë kohore ende të pacaktuar. Autorët nuk janë gjetur ende nga policia, ndërkohë që punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

EMISIONET