Dënohet me një vit e tetë muaj burg Ekrem Imamoglu, lirohen nga një akuzë

Dënohet me një vit e tetë muaj burg Ekrem Imamoglu, lirohen nga

Ish-kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu të mërkurën është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg. Më tej bëhet me dije ai nuk do të ketë kufizim në aktivitetin e tij politik. Imamoglu u dënua me një vit, 5 muaj e 15 ditë burgim për "fyerje publike të një zyrtari publik" dhe dy muaj e 15 ditë për "kërcënime".

Gjykata e liroi Imamoglun nga akuza për "shënjestrim të individëve që kanë shërbyer në luftën kundër terrorizmit". Vlen të përmendet se ai përballej me një dënim maksimal me burg prej 7 vitesh e katër muajsh.

Hetimi i prokurorisë kundër tij në këtë rast u urdhërua më 20 janar për deklaratat që ai bëri në një intervistë televizive në lidhje me kreun e Prokurorisë Publike të Stambollit, Akin Gürlek dhe familjen e tij. 

Seanca dëgjimore u zhvillua në Gjykatën e 14-të të Lartë Penale të Stambollit, e vendosur në kampusin e Burgut Marmara (Silibria), dhe zgjati afërsisht 45 minuta. 

EMISIONET