Dënohet me 8 vite burg shqiptari, u fut në stacionin policor me ...

Me vështrimin e akullt dhe krahët e kryqëzuar. Kur dhoma penale e gjykatës rajonale të Koblencit në Gjermani shpalli vendimin kundër tij, Arlindo M. nuk tregoi asnjë emocion. Shqiptari 30-vjeçar duhet të vuajë tetë vite burg për tentativë vrasje dhe dëmtim kriminal. Aktgjykimi nuk është ende përfundimtar.
Arlindo M. kishte tentuar të shkaktonte një gjakderdhje gjatë natës në një stacion policie në në shtator, por u kap në kurth nga oficerët në një hapësirë të mbrojtur nga xhami antiplumb, ku ai bëri rezistencë për orë të tëra derisa xhami i sigurisë pothuajse u plas.
Prokurori publik, i cili kishte kërkuar 11 vite burg, e përshkruan kështu natën e krimit: “Rreth orës 02:40 ka hyrë në komisariatin e Linzit i armatosur me një hanxhar me gjatësi tehu 47.3 centimetra me qëllim që të vriste të gjithë policët aty”.
“Ai goditi dritaret me hanxhar rreth 50 herë dhe bërtiste se ishte këtu për të vrarë policët dhe nuk do të ndalonte derisa të vdiste vetë”.
Thuhet se ai fjalë për fjalë ka bërtitur: "Unë do ju vras, Allahu Ekber, Allahu Ekber, së shpejti do takoni Zotin!"
Një anëtar i forcave speciale më në fund i dha fund situatës së rrezikshme dhe mundi të neutralizonte Arlindo M. me një armë elektrike.
Në banesën e tij, hetuesit gjetën prova konkrete të radikalizimit të tij, si një flamur të të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS) në mur. Sipas mendimit të gjykatës, i pandehuri ishte radikalizuar paraprakisht - i ushqyer nga thirrjet në forumet e internetit.
Me rastin e caktimit të dënimit, gjykata ka marrë parasysh se nga sulmi nuk është lënduar askush tjetër përveç të pandehurit.
Arlindo M., i cili vuan nga një çrregullim personaliteti, humbi punën menjëherë pas krimit dhe martesa e tij u prish. /BILD


