Dënohet me 12 vjet burg për mashtrim ish-presidenti i Kolumbisë, Alvaro Uribe

Ish-presidenti kolumbian Alvaro Uribe është dënuar në shkallën e parë me 12 vite arrest shtëpiak.
Vendimi është dhënë nga gjykatësja Sandra Liliana Heredia, e cila ka nënshkruar një vendim prej 1114 faqesh, ku e shpall Uriben fajtor për mashtrim procedural dhe korrupsion në kuadër të një çështjeje penale.
Sipas të përditshmes El Tiempo, dënimi është më i rëndë se ai i kërkuar nga Prokuroria, e cila kishte propozuar nëntë vite burg.
Megjithatë, dënimi nuk do të zbatohet menjëherë, pasi avokatët mbrojtës të ish-presidentit kanë njoftuar se do të apelojnë vendimin. Çështja do të kalojë tashmë në Gjykatën e Lartë të Bogotá-s.
Alvaro Uribe ka qenë president i Kolumbisë në periudhën 2002–2010 dhe mbetet një figurë tejet ndikues në politikën kolumbiane, pavarësisht polemikave që e kanë ndjekur ndër vite.
