Dënohet ish-Presidenti i Brazilit/ Jair Bolsonaro, ndalohet 8 vite të kandidojë për poste politike

Ish-Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është ndaluar të kandidojë për poste politike deri në vitin 2030, pasi gjykata më e lartë zgjedhore e gjeti fajtor për shpërdorim detyre dhe keqpërdorim të medias në fushatën e fundit zgjedhore. Bolsonaro humbi në zgjedhjet e fundit presidenciale, pas të cilave mbështetësit e tij sulmuan institucionet.

Dënohet ish-Presidenti i Brazilit/ Jair Bolsonaro, ndalohet 8 vite të

Gjykata më e lartë zgjedhore e Brazilit e ndaloi ish-presidentin Jair Bolsonaro të kandidojë për poste politike deri në vitin 2030, pasi e shpalli atë fajtor për shpërdorim të pushtetit dhe keqpërdorim të medias publike gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar.

Pesë nga shtatë gjyqtarë e gjetën ish-presidentin fajtor, duke i dhënë fund çdo shprese për një rikthim politik në zgjedhjet e ardhshme të 2026-ës. Dy nga gjyqtarët votuan kundër vendimit, i cili e pengon Bolsonaro të kandidojë për poste publike për tetë vjet.

Cështja gjyqsore nisi nga një takim i Bolsonaros me ambasadorët e huaj në korrik 2022, në të cilin ai përhapi informacione të rreme për sistemin zgjedhor të Brazilit dhe vuri në pikëpyetje besueshmërinë e tij përpara zgjedhjeve të pjeshme të vitit të kaluar.

Takimi u transmetua drejtpërdrejt nga kanalet televizive zyrtare dhe në YouTube që më pas e ndërpreu për mospërputhje me politikën ndaj lajmeve të rreme

 “Le të riafirmojmë besimin tonë në demokracinë tonë dhe shtetin e së drejtës”, tha kreu i trupës gjyqsore Alexandre de Moraes, i cili votoi pro fajësisë së ish-presidentit.

Gjyqtari shtoi se se me këtë votë Ata do të tregonin se nuk tolerojnë "ekstremizmin kriminal që sulmon fuqitë e shtetit, lajmet e rreme, dezinformimin për të mashtruar votuesit".

Bolsonaro ka mohuar fajësinë! Për një media lokale ish presidenti Brazilian paralajmëroi se do të apelojë vendimin.

Politikani i ekstremit të djathtë humbi zgjedhjet me diferencën më të ngushtë në dekada ndaj Presidentit aktual Luiz Inácio Lula da Silva.

Mbështetësit e Bolsonaros më 8 janar sulmuan ndërtesat qeveritare pas protestave disajavore kundër rezultatit! Procesi në Gjykatën e Lartë Zgjedhore është një nga çështjet e shumta gjyqsore ndaj ish-presidentit të Brazilit

EMISIONET