Covid-19 / Vdesin 25 persona, spitali nuk kishte oksigjen

 

Covid-19 / Vdesin 25 persona, spitali nuk kishte oksigjen

BBC raporton se njëzet e pesë persona kanë humbur jetën në spitalin e kryeqytetit të Indisë, si pasojë e mungesës së oksigjenit. Drejtori i spitalit ka deklaruar se mungesa e oksigjenit në spital shkaktoi vdekjen e njëzet e pesë pacientëve, të cilët kishin nevojë për sasi të mëdha oksigjeni. Një cisternë oksigjeni mbërriti menjëherë në strukturat shëndetësore, pas paralajmërimit se 60 pacientë të tjerë ishin në prag të vdekjes. Megjithatë, situata mbetet kritike.

Shumë spitale kanë vendosur në mjediset e jashtme tabela ku shkruhet :“Na vjen keq, nuk pranojmë pacientë tjerë në sepse nuk po na furnizojnë me oksigjen.” Ndërsa spitale tjera u kanë kërkuar pacientëve të shkojnë diku tjetër për të marrë shërbim mjekësor.

Covid-19 / Vdesin 25 persona, spitali nuk kishte oksigjen


Shumë të infektuar nga koronavirusi po vdesin ndërsa presin jashtë spitaleve. Shteti Indian ka më shumë se një javë që po jeton makthin e mungesës së oksigjenit.
Shtatë muaj më parë, vendi është ndeshur me një mungesë të ngjashme oksigjeni. Por, këtë herë, sipas raportimeve lokale, situata është shumë më e rënduar.

Covid-19 / Vdesin 25 persona, spitali nuk kishte oksigjen

 

indi koroanvirusi

EMISIONET