CNN: Ekspertët kanë frikë për një tërmet të fortë në Stamboll, do të ishte shkatërrimtar

CNN: Ekspertët kanë frikë për një tërmet të

Për më shumë se pesë javë, Turqia është përballur me pasojat e tërmetit 7.8 Rihter në juglindje të vendit.

Pak më larg, në Stamboll, presioni po rritet mbi autoritetet për t'u përgatitur për "mundësinë e një fatkeqësie tjetër natyrore të përmasave të paimagjinueshme", sipas CNN.

"Perspektiva për Stambollin nuk është e mirë," thotë profesor Celal Sengor, një nga gjeoshkencëtarët kryesorë të Turqisë. 

“Do të befasohemi shumë nëse një tërmet i madh nuk do të ndodhë në Stamboll brenda 20 viteve të ardhshme. Është kaq afër. Është vetëm një mundësi, por mundësia është e madhe”, nënvizoi profesori i Universitetit Teknik të Stambollit.

Me dy linja kryesore thyerje në territorin e saj - Anadollin Verior dhe Lindor - Turqia është një nga rajonet më aktive sizmike në botë. Është një realitet gjeologjik që ka intensifikuar shqetësimin për gatishmërinë sizmike të Stambollit .

Ndodhet në mënyrë të pasigurt pranë pllakës së Anadollit të Veriut, i cili kalon 20 kilometra nga Stambolli dhe përmes Detit Marmara, sipas Shoqërisë Gjeologjike të Londrës. Historikisht,pllaka ka prodhuar disa tërmete shkatërruese, si ai me magnitudë 7.6 që goditi qytetin e Izmit në vitin 1999, duke vrarë mbi 17,000 njerëz dhe duke zhvendosur rreth 500,000.

Sot, ekspertët vlerësojnë se një tërmet në thyerjen e Anadollit të Veriut mund të arrijë një magnitudë 7.2 - 7.8 Rihter , me pasoja shkatërruese për qendrën tregtare dhe industriale të Turqisë. 

Megjithatë, koha e një tërmeti të tillë është e pamundur të parashikohet.

 “Ne mund të parashikojmë se një tërmet i kësaj magnitudë do të ndodhë së shpejti, por kjo është më e mira që mund të bëjmë. Nuk ka asnjë mënyrë për ta parashikuar këtë”, thotë Sengor.

Një studim i kryer nga Observatori Kandilli dhe Instituti i Kërkimeve Sizmike vlerëson se numri i të vdekurve mund të kalojë 14,000 nëse një tërmet me magnitudë 7.5 në Stamboll do të godiste gjatë natës. Megjithatë, disa ekspertë besojnë se numri do të jetë shumë më i lartë.

“Vlerësimi im është rreth 100,000 . Do të jetë një fatkeqësi. Nuk mund të llogaritësh vetëm ndikimin e menjëhershëm të tërmetit, por duhet të mendosh edhe për atë që vjen më pas. Do të ketë plaçkitje, zjarre, epidemi. Do të jetë e tmerrshme”, thotë Sengor.

Parashikimet e tanishme nga Bashkia Metropolitane e Stambollit tregojnë se një tërmet me magnitudë 7.5 ballë përgjatë thyerjes së Anadollit të Veriut mund të çojë në shkatërrimin e përafërsisht.90,000 ndërtesa në qytet , ndërsa 260,000 ndërtesa të tjera mund të pësojnë dëme të konsiderueshme.

 Është një parashikim i zymtë që mund të lërë rreth 4.5 milionë njerëz të pastrehë, sipas zyrtarëve të qytetit, më shumë se një e katërta e popullsisë së Stambollit.

EMISIONET