Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla

VATIKAN- Papa Leoni XIV ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit.

Papa tha se vjen parap besimtarëve si si një vëlla që do t’u shërbejë në besimin dhe lumturinë e tyre.

Ai e vendosi theksin te dashuria dhe uniteti. Papa Leoni XIV shtoi se këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin.

"Përshëndes të pranishmit. Në ditët e fundit kemi pjetuar një jetë intensive, vdekja e Papa Franceskut na solli trishtim në zemër.

Kemi marrë në ditën e Pashkës bekimet e tij të fundit. Zoti nuk e braktis kurrë popullin e tij.

Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj.

Duke ecur me ju në rrugën e dashurisë së Zotit që na do të bashkuar. Dashuria është unitet. Këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin", tha Papa.

 

EMISIONET