Bytyçi: Ja pse u rrëzuan konservatorët në Britani. Liberal-demokratët, të tretët, kërcënim edhe për vetë laburistët

Keir Starmer u shpall zyrtarisht sot kryeministri i ri i Britanisë së Madhe pas një takimi me mbretin Charles III në Buckingham Palace, disa orë pasi Partia e tij Laburiste fitoi zgjedhjet e përgjithshme, sipas “Deçan Herald”.

Starmer i ftuar nga mbreti Charles Starmer ka premtuar një fazë të “Ripërtëritjes Kombëtare” nën kryesinë e tij.

Lidhur me këto zhvillime në Britani, Seb Bytyçi, njohës i politikës ndërkombëtare në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se ky rrotacion politik u realizua për faktin se britanikët janë të lodhur nga udhëheqja 14 vjeçare e konservatorëve.

“Humbja e djeshme është humbja më e thellë në historinë politike të konservatorëve. Pati një rënie të përkrahjes së tyre jo vetëm ndaj menaxhimit të çështjes së emigracionit të paligjshëm, por edhe refleksionet pasi u zbulua pandemia dhe lock-down që u bë në atë kohë, ku u zbulua se në kohën që popullsia ishte izoluar në shtëpi, qeveritarët kishin bërë takime dhe organizime të ndryshme, gjë që ndikoi në humbjen e besimit të qytetarëve tek konservatorët dhe rritjen e besimit tek laburistët.

Po ashtu ka pasur një rënie të përkrahjes të konservatorëve pas dorëheqjes së Boris Jonson dhe gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur shumë ngjarje duke shkaktuar lodhje të qytetarëve ndaj partisë snë pushtet.

Po ashtu ka pasur një ndarje të elektoratit, ku anëtarët e ardhshëm liberal-demokrat të parlamentit britanik kanë fituar një numër rekord vendesh në zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë së Madhe.

Partia e liderit të liberal-demokratëve, Ed Davey ka rrëzuar katër ministra të kabinetit dhe ka prapësuar suksesin e konservatorëve në zonat elektorale të mbajtura dikur nga ish-kryeministrat David Cameron, Teresa May dhe Boris Johnson.

Me 71 vende të fituara, liberal-demokratët mposhtën rekordin e mëparshëm të partisë prej 62 vendesh nën udhëheqjen e Charles Kennedy në 2005.

Nisur nga këto shifra, kjo parti është kërcënim edhe për vetë laburistët në të ardhmen”, u shpreh ndër të tjera Seb Bytyçi.

ÇFARË NDODHI SOT NË BRITANI

Udhëheqësi 61-vjeçar laburist udhëhoqi partinë e tij drejt një fitoreje të madhe në zgjedhjet e përgjithshme historike në Britaninë e Madhe – duke siguruar mbi 200 vende – pasi kryeministri në largim Rishi Sunak pranoi dështimin e Partisë se tij Konservatore – humbja më e keqe zgjedhore në histori.

Më herët, Rishi Sunak, 44 vjeç, dha dorëheqjen si kryeministër, ndërsa Starmer ka premtuar një fazë të “Ripërtëritjes Kombëtare” nën kryesinë e tij.

Ndërsa laburistët kaluan kufirin e 650 zonave zgjedhore dhe u shpallën fitues në orët e para të mëngjesit të sotëm, Starmer mbajti një fjalim të fitores në Londër.

EMISIONET