Burri vdes pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me një aligator

Burri vdes pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me

Një burri humbi jetën pasi makina e tij u përplas me një alligator mbi 3 metra të gjatë bën të ditur policia e Hillsborough County në Florida.

Aksidenti u shënua të enjten në mbrëmje, kur 59 vjeçari po udhëtonte me makinën e tij dhe në një moment në rrugë u përplas me një alligator.

Makina u rrokullis dhe doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal. Kanë qenë kalimtarët të cilët njoftuan policinë.

Policia thotë se 59 vjeçari dhe aligatori ishin pa shenja jete në momentin kur policia shkoi në vendngjarje.

Policia po heton shkaqet e aksidentit për shkak se përplasjet e makinave që përfshijnë aligatorë "nuk janë të zakonshme".

Florida dhe Luiziana kanë popullsinë më të madhe të aligatorëve në vend - me rreth 1.3 milionë aligatorë të egër vetëm në Florida, kjo sipas Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Botës së Egër në Florida.

EMISIONET