Burri nga Teksasi bën arkivole me porosi për 19 fëmijët e vrarë. Punoi për ditë të tëra që t'i dizenjonte

Burri nga Teksasi bën arkivole me porosi për 19 fëmijët e

Një burrë punoi për ditë të tëra për të përshtatur arkivolet e 19 fëmijëve që u vranë nga sulmi me armë në Teksas.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Trey Ganem, pronari i një kompanie arkivolesh me porosi tha se u kontaktua nga një trupë ushtarake dhe disa shefa agjensish mortore pas sulmit për të parë nëse mund ti ndihmonte.

Burri nga Teksasi bën arkivole me porosi për 19 fëmijët e

"Ata e dinin që kisha të bëja me shumë fëmijë dhe do të kujdesesha për detajet dhe personalizimin e arkivoleve. Kjo sepse ky nuk ishte një varrim i zakonshëm," tha 50 vjeçari për Good Morning America.

Kompania bashkëpunoi me një kompani në Gjeorgji dhe kompanitë e kamionëve për të siguruar arkivole me përmasat e fëmijëve dhe për ti dërguar në Teksas. Ato mbërritën në Teksas të premten, para fundjavës së Ditës së Përkujtimit.

Burri nga Teksasi bën arkivole me porosi për 19 fëmijët e

Arkivolet ishin pikturuar me dizenjo të ndryshme të karaktereve vizatimore. Një prej tyre ishte me Supermenin.

Një tjetër ishte me një dinozaur të vogël të lumtur që ndjek një lakuriq nate jeshil dhe kurse tjetri ishte pikturuar me ngjyrat rozë dhe të bardhë me logon e Tik Tok sipër tij.

Burri nga Teksasi bën arkivole me porosi për 19 fëmijët e

EMISIONET