Burri i mësueses së vrarë nga të shtënat në Uvalde vdes nga "pikëllimi", pëson atak fatal në zemër

Burri i një mësueseje të vrarë në të martën në Ulvade, Teksas, pësoi një atak fatal në zemër të enjten.
Joe Garcia ishte burri i Irma Garcia, një prej dy mësueseve të vrarë në sulmin e Salvador Ramos në shkollën fillore Robb të martën. Joe dhe Irma lënë pas katër fëmijë.
Disa llogari në Twitter dhe GoFundMe deklaruan gjithashtu se Garcia kishte vdekur për shkak të "pikëllimit" ose një urgjence mjekësore të enjten.
Vdekja e Garcias vjen dy ditë pas sulmit të Ramos në shkollën fillore.
Autoritetet thonë se Ramos postoi tre herë në Facebook në 30 minutat para sulmit të tij.
“Do të qëlloj gjyshen”, thuhet në postimin e parë të Ramos.
“Kam qëlluar gjyshen”, postoi ai pak minuta më vonë. Gjyshja e Ramos mbetet në gjendje kritike për jetën pasi u qëllua në fytyrë.

