Britania e Madhe pret grupin e parë të fëmijëve të plagosur palestinezë

Britania e Madhe  pret grupin e parë të fëmijëve të

Një grup prej 30 deri në 50 fëmijësh palestinezë, të sëmurë rëndë dhe të plagosur, do të evakuohen nga Gaza në Britaninë e Madhe për trajtim mjekësor në javët e ardhshme.

Ata do të jenë të parët që do të pranohen si pjesë e një operacioni të koordinuar nga qeveria laburiste e Keir Starmer, e koordinuar nga Ministria e Jashtme, e Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë.

Fëmijët do të udhëtojnë me familjet e tyre.

Vendimi erdhi pasi 96 deputetë të Westminster nga parti të ndryshme i shkruan një letër kryeministrit Starmer duke i kërkuar atij të transferonte fëmijët pa vonesë në ishull.

Disa fëmijë palestinezë tashmë janë sjellë privatisht në vend për trajtim mjekësor përmes një iniciative nga organizata ”Project Pure Hope” (PPH), por qeveria deri më tani nuk ka evakuar asnjë përmes programit të saj gjatë konfliktit.

EMISIONET