Britania dhe Skocia goditen nga stuhia ‘Babet’, humbin jetën tre persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2023, 09:32

Britania dhe Skocia janë përfshirë nga stuhia ‘Babet’, ku për pasojë kanë humbur tre persona.
Mediat britanike shkruajnë se përmbytjet kanë lënë pa energji elektrike rreth 55 mijë konsumatorë, si dhe janë pezulluar fluturimet me avion dhe udhëtimet me tren.
Sakaq qindra njerëz janë evakuuar, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve të rrugëve.



