BRITANIA DHE FRANCA, GARANTE PËR UKRAINËN Nënshkruajnë marrëveshjen për dërgimin e trupave në rast paqeje

Britania e Madhe dhe Franca kanë nënshkruar një marrëveshje për vendosjen e trupave në Ukrainë në rast të arritjes së paqes me Rusinë, duke ofruar garanci sigurie dhe mbështetje afatgjatë për Kievin. Rusia paralajmëron se çdo prani e huaj ushtarake do të ishte objektiv legjitim, ndërsa çështja e territoreve të pushtuara mbetet ende e pazgjidhur.

BRITANIA DHE FRANCA, GARANTE PËR UKRAINËN Nënshkruajnë

Britania e Madhe dhe Franca janë gati të vendosin trupa në Ukrainë nëse arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë, njoftoi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Deklarata e kryeministrit Britanik erdhi nga Parisi, ku edhe u nënshkruar një marrëveshje mes dy aleatëve për zhvendosjen e trupave në Ukrainë.

Starmer shtoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të krijojnë gjithashtu qendra ushtarake në të gjithë vendin për të penguar pushtimin e ardhshëm.

Starmer: Kjo është një pjesë thelbësore e angazhimit tonë për të qëndruar me Ukrainën në planin afatgjatë dhe hap rrugën për kuadrin ligjor sipas të cilit forcat britanike, franceze dhe partnere mund të veprojnë në tokën ukrainase, duke siguruar qiellin dhe detin e Ukrainës dhe duke rigjeneruar forcat e armatosura për të ardhmen.

Aleatët gjithashtu ranë dakord kryesisht për garanci të forta sigurie për Ukrainën dhe propozuan që SHBA-të të merrnin drejtimin në monitorimin e një armëpushimi.

Rusia ka paralajmëruar vazhdimisht se çdo trupë e huaj në Ukrainë do të ishte një objektiv legjitim.

Ndërkohë çështja kryesore e territorit është ende në diskutim.

Zelensky deri më tani ka përjashtuar mundësinë e lëshimit të ndonjë territori, por ka pranuar se mund të tërheqë trupat e saj nëse edhe Rusia bën të njëjtën gjë.

Moska aktualisht kontrollon rreth 75% të rajonit të Donetskut dhe rreth 99% të Luhanskut fqinj. Të dy rajonet formojnë rajonin industrial të Donbasit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi se ishte bërë një “hap i madh përpara”, por shtoi se ai do t’i konsideronte përpjekjet të mjaftueshme vetëm nëse ato rezultonin në fund të luftës.

EMISIONET