Braverman: Emigrimi ilegal i papranueshëm për Britaninë, t’i ndalojmë qysh në brigjet franceze

Braverman: Emigrimi ilegal i papranueshëm për Britaninë,

Në dalje më mediet, Sekretarja e Brendshme e qeverisë britanike, Suella Braverman ka folur sërish për qasjen e qeverisë për emigrantët e paligjshëm që hyjnë në territorin britanik.

Braverman bëri me dije se bashkëpunimi me francezët është kyç në këtë proces ndërsa shton se për qeverinë britanike emigrimi i paligjshëm është i papranueshëm.

Ajo shtoi se tashmë edhe bashkëpunimi me autoritetet franceze është intensifikuar për të siguruar që të krijohet një barrierë në brigjet e këtij shteti.

Braverman: Unë dhe Kryeministri e kemi pasur të qartë se migrimi i paligjshëm, sidomos në numrat që kemi parë së fundmi, është krejtësisht i papranueshëm. Në mënyrë që të zgjidhim problemin e emigracionit të paligjshëm ne kemi marrë një qasje shumëdimensionale, pasi nuk ka një zgjidhje të vetme. Bashkëpunimi ynë me francezët është integral për të siguruar se ka një barrierë për të ndaluar njerëzit që të vijnë nga brigjet franceze.

Ministrja ka deklaruar edhe më herët se emigracioni i paligjshëm, sidomos i  shqiptarëve është kthyer në një problem për vendin e saj.

Ndërkohë, ndaj deklaratave të saj janë përgjigjur shqiptarët që jetojnë atje, duke dalë në një protestë në Londër.

EMISIONET