Braverman: “Bekim” kthimi mbrapsht i emigrantëve në Ruanda. Në qershor niset avioni i parë
Ministrja Britanike, Suela Braverman, e cilëson “bekim” dërgimin e emigrantëve në Ruanda, që hyjnë ilegalishtë ne Britanin e Madhe. Mediat britanike, shkruajnë se në verë planifikon të dërgojë avionin e parë.

Ministrja britanike, Suella Braverman, gjatë vizitës së saj në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, nga ku mbikqyri ndërtesat e reja që mund të strehojnë emigrantë, e cilëson ‘bekim’ depërtimin për në Ruanda të emigrantëve që hyjnë ilegalisht në Birtaninë e Madhe.
Ajo tha se ka dëshirë që avioni i parë do të fluturojë me emigrantë në verë pasi qeveia të fitojë betejën në gjykatë. Braverman, gjithashtu, kritikoi kritikët e politikës së saj për "snobizëm dhe negativitet të pajustifikuar".
Në ditën e saj të fundit në kombin afrikan, ajo i tha për mediat atje se: “Unë do ta quaja një bekim ardhjen këtu. Kam takuar refugjatë nga disa vende këtu, të cilët janë jashtëzakonisht mirënjohës për atë që u ka siguruar Ruanda. Mundësi arsimimi, siguri, shtëpi”, tha ajo.
Asnjë emigrant nuk është derguar në Ruandë që kur marrëveshja u nënshkrua prillin e kaluar nga paraardhësi i Braverman, Priti Patel.
Sipas mediave britanike, Braverman po planifikon që në verë të jetë fluturimi i parë me emigrantë nga Britania për në Ruanda.
Kujtojmë që mbretëria e bashkuar ka qënë e ashpër sa i përket kthimit të emigrantëve shqiptarë, që kanë hyrë ilegalishtë në ishullin britanik.


