Brataj: Janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuar, por dëbora dhe shiu po i vështirëson

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Sokol Brataj, Gazetar nga Turqia ende vazhdojnë paslëkundjet pas tërmetit dhe ka dëme të reja nga ato.

Ai tha se kjo për autoritetet e Turqisë është katastrofa më e madhe e shekulli dhe se viktimat janë çdo moment e në rritje,

Brataj: Ende vazhdojnë paslëkundjet pas tërmetit dhe ka dëme të reja nga ato. Të dhënat nuk po përditësohen me shpejtësinë e duhur për shkak edhe të natës. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë në zonë dhe po vazhdojnë punë, por dëbora dhe shirat janë në gjendje katastrofike.

Kjo për autoritetet e Turqisë është katastrofa më e madhe e shekullit. Viktimat janë çdo moment e në rritje, ndërsa ndërtesa shumë të mëdha janë duke rënë përtokë. Janë duke bërë të pamundur, por kushtet e dimrit po e vështirësojnë shumë situatën.

EMISIONET