Borrell: Zgjerimi i BE-së kërkon që shtetet të tejkalojnë dallimet

Borrell: Zgjerimi i BE-së kërkon që shtetet të

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell tha se rruga drejt BE-së e shteteve të Ballkanit Perëndimor, kërkon që shtetet të tejkalojnë dallimet që kanë mes vete, në mënyrë që të ecin drejt bllokut evropian.

Në këtë kuadër, ai tha se duhet të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi palët më 30 shtator arritën marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri, që u bllokua nga serbët lokalë, që kundërshtuan reciprocitetin për targa, që e vendosi Qeveria e Kosovës.

“Jam i lumtur të shoh që ditëve të fundit ne kemi tejkaluar disa vështirësi në kufi, në veri të Kosovës dhe tani ne duhet ta vazhdojmë procesin e dialogut në mënyrë që të zgjidhim problemet në mesin e shteteve kandidate”, tha Borrell.

Ai tha se në Samitin e Bërdos, BE-ja duhet të japë sinajle për vazhdimin e procesit të zgjerimit, por ai tha se edhe shtetet duhet të punojnë që të tejkalojnë dallimet që kanë dhe BE-ja të përmbushë zotimet që ka dhënë.

"Rruga drejt BE-së, procesi i zgjerimit kërkon që ata (shtetet) të tejkalojnë dallimet e tyre dhe të vazhdojnë me reforma. Por, ne do të ofrojmë një vazhdimësi të besueshme të procesit të zgjerimit", theksoi Borrell.

EMISIONET