Bolsonaro sfidon rezultatin e zgjedhjeve, kërkon zhvlerësimin e gjysmës së votave

Presidenti në largim i Brazilit ka sfiduar rezultatin e zgjedhjeve në të cilat ai humbi kundrejt ish-kreut të shtetit Lula. Avokatët e Xheir Bolzonaro kërkojnë zhvlerësimin e votave në gjysmën e makinerive të votimit pasi pretendojnë se në to mungonin regjistrat e identifikimit.

Avokatët e presidentit brazilian Jair Bolsonaro kanë kërkuar nga autoritetet elektorale të vendit të zhvlerësojnë të gjitha votat e dhëna në më shumë se gjysmën e makinerive elektronike të votimit të përdorura në garën që ai humbi ngushtë nga ish-lideri i Brazilit Lula da Silva.

Partia Liberale e Bolsonaros vuri në dukje rezultatet e balotazhit të zgjedhjeve të 30 tetorit mbi atë që ata e quajtën një mospërputhje të pariparueshme për shkak të mosfunksionimit, duke pretenduar se gati 280 mijë makina votimi të një modeli më të vjetër u mungonin numrat e identifikimit në regjistrat e brendshëm.

Ish-presidenti Lula da Silva u shpall fitues i zgjedhjeve me një diferencë të vogël prej 50,9% kundrejt 49,1% të presidentit aktual.

Megjithatë, nëse të gjitha votat në fjalë do të anuloheshin, Bolsonaro do të fitonte rizgjedhjen me 51% të votave të mbetura të vlefshme, sipas avokatëve.

Në prag të zgjedhjeve, Bolsonaro kishte pretenduar në mënyrë të përsëritur se sistemi elektronik i votimit të Brazilit ishte i hapur për mashtrim dhe akuzoi autoritetet zgjedhore për favorizimin e Lulës.

Kritikat e tij duket se i bëjnë jehonë deklaratave të bëra nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump një lider me të cilin ai ka pasur marrëdhënie të ngrohta i cili ka pohuar në mënyrë të përsëritur se zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA iu vodhën.

Refuzimi i Bolsonaro për të pranuar zyrtarisht humbjen shkaktoi protesta masive në të gjithë Brazilin në fillim të këtij muaji.

EMISIONET