BM: Rusia po paguan një çmim të jashtëzakonshëm në Ukrainë
Rreth 1 500 ushtarë rusë u vranë ose u plagosën në Ukrainë gjatë muajit tetor, sipas shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Britanisë së Madhe.
Tony Radakin i tha sot BBC-së se populli rus po paguante një “çmim të jashtëzakonshëm” duke shtuar se tetori ishte muaji më i keq për humbjet që nga fillimi i konfliktit në shkurt 2022.
“Rusia ka gati 700 000 njerëz të vrarë ose të plagosur – dhimbje dhe vuajtje e madhe që kombi rus duhet të përballojë për shkak të ambicieve të Putinit”, tha ai.
Me zgjedhjen e Trumpit si presidenti, që hedh dyshime mbi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, Radakin tha se aleatët perëndimorë do të qëndrojnë me ta “për aq kohë sa duhet”.
Radakin tha se kërcënimi në rritje nga shtetet autoritare, duke përfshirë Rusinë, Korenë e Veriut dhe lëvizjen Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen, po e vë komunitetin ndërkombëtar “nën tendosje të jashtëzakonshme”.
“Kjo është një epokë e re e konkurrencës dhe garës që do të zgjasë për dekada dhe ka potencialin të jetë më shkatërrues për ekonominë dhe sigurinë tonë se çdo gjë që Britania e Madhe ka përjetuar në kohët moderne”, theksoi ai.