Blloku luksoz i apartamenteve në Kinë ku jetojnë mbi 20 mijë banorë
Nëse kemi pasur ditë kur jeni ndjerë sikur nuk doni të dilni nga shtëpia, atëherë mund ta kuptoni disi sesi është jeta për banorët e një blloku apartamentesh në Kinë.
Regent International, është një ndërtesë kolosale në “Qianjiang Century City”, i cili ndodhet në distriktin qendror të biznesit në vend, Hangzhou. Godina gjigante është shtëpi për 20 mijë banorë dhe ka ende vend për të strehuar 10 mijë të tjerë.
Në këtë rezidencë gjigante, banorët mund të gjejnë çdo gjë dhe shërbim për të cilin mund të kenë nevojë, pra nuk kanë pse të lëvizin fare nga godina. Nga supermarketet te sallonet e bukurisë, te pishinat, aty mund të gjesh çdo gjë.
Disa pamje të marra me dron, dhe të shpërndara në TikTok, tregojnë përmasat epike të ndërtesës dhe numrin e madh të banesave që ndodhen në të. Dhe, megjithatë, bëhet fjalë vetëm për dy të tretat e kapacitetit të saj.
Por kush janë njerëzit që jetojnë në The Regent International? Thuhet se aty jetojnë të “ardhurit” në Hangzhou, të cilët janë zhvendosur aty në kërkim të mundësive më të mira të punësimit.
Ndërtesa është shquar gjithashtu për popullatën e madhe të të diplomuarve dhe atyre që janë në fillim të karrierës, apo që sapo futen në jetën e punës.
Megjithatë, në këtë godinë nuk jetojnë vetëm të sapodiplomuarit dhe profesionistët e rinj, pasi ndërtesa tërheq gjithashtu disa nga fytyrat e famshme të internetit të Kinës , të njohura si të famshmit Douyin. Sytë janë kthyer së fundmi nga The Regent International pasi videot e shpërndara në TikTok u bënë virale.