Bllokohen në një ishull shkëmbor në Itali 35 emigrantë, deti i trazuar vështirëson shpëtimin

Tridhjetë e pesë emigrantë janë bllokuar që prej ditës së djeshme, të dielën pasdite, në një ishull shkëmbor pranë ishullit Lampedusa në Itali për shkak të motit të keq.
Një skaf i rojes bregdetare italiane tentoi vazhdimisht t'i afrohej zonës për të hipur në emigrantët, mes të cilëve edhe një grua shtatzënë. Megjithatë, kjo nuk ishte e mundur për shkak të detit të trazuar.
Në rast se edhe sot kushtet e motit nuk lejojnë kalimin e "të dëshpëruarve të detit" në Lampedusa, burrat dhe gratë e rojes bregdetare do të përpiqen t'i furnizojnë disi me ushqim dhe do të përpiqen përsëri t'i afrohen ishullit sapo deti i trazuar të qetësohet.

