“BLINDOHET” SIGURIA ONLINE! Teksasi aplikon ligjin e ri: Të miturit shkarkojnë aplikacione vetëm me leje

Në mungesë të një ligji gjithëpërfshirës shtetet në SHBA po hartojnë legjislacionet e tyre sa i përket sigurisë për fëmijët në internet. Teksasi është një ndër to, i cili ka bllokuar çdo mundësi që fëmijët deri në 13 vjeç të shkarkojnë aplikacione pa konfirmimin e të dhënave personale të prindit.

“BLINDOHET” SIGURIA ONLINE! Teksasi aplikon ligjin e ri: Të

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka nënshkruar një projektligj për sigurinë e fëmijëve në internet, i cili kërkon që Apple dhe Google të verifikojnë moshën e përdoruesve.

Sipas ligjit të ri, të miturit do të kenë nevojë për miratimin e prindërve përpara se të shkarkojnë aplikacione ose të bëjnë blerje brenda aplikacionit.

Projektligji u kundërshtua nga dy kompanitë.

"Ne besojmë se ka propozime më të mira që ndihmojnë në mbajtjen e fëmijëve të sigurt pa kërkuar që miliona njerëz të japin informacionin e tyre personal", tha një zëdhënës i Apple në një deklaratë të martën.

Me të nëjjtën qasje kompania Apple tha se ishte e shqetësuar  nga kërcënimi që ligji paraqet për privatësinë e të gjithë përdoruesve.

Teksasi ndoqi shembullin e Utah, një shtet tjetër konservator në SHBA, i cili miratoi një ligj të ngjashëm në fillim të këtij viti.

Në nivel federal, ligjvënësit amerikanë kanë udhëhequr Aktin e Sigurisë Online të Fëmijëve, i njohur si KOSA, i cili u kërkon kompanive të mediave sociale të bëjnë zgjedhje dizajni që parandalojnë dhe zbusin dëmet për përdoruesit e rinj.

KOSA u miratua nga Senati i SHBA-së vitin e kaluar, por ngeci në Dhomën e Përfaqësuesve, dhoma e ulët e Kongresit të SHBA-së.

Në mungesë të një ligji federal, shtetet kanë zgjedhur të hartojnë legjislacionin e tyre.

19 shtete në SHBA kanë miratuar ligje që kërkojnë verifikimin e moshës për përdoruesit e internetit, veçanërisht për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e pasigurta ose të dëmshme.

Utah ishte i pari në këtë drejtim, duke vendosur standarde përpara se kjo çështje të kthehej në një debat më të gjerë në nivel federal.

EMISIONET