Bjellorusia përfshihet në konflikt, rrëzon dronin zbulues ukrainas që kaloi kufirin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2023, 17:29

Autoritetet bjelloruse kanë pretenduar ditën e sotme se forcat e tyre kufitare kanë rrëzuar një dron zbulues ukrainas.
Mësohet se Minsku zyrtar pretendon se droni ukrainas ka kaluar territorin ajror bjellorus, pranë lumit Dnipro ditën e djeshme.
Ky episod është i pari ku që prej nisjes së konfliktit të armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës, Bjellorusia është përfshirë, pasi më herët ka refuzuar edhe të rreshtohet krahas trupave të Moskës.


