Bjellorusi/ 11 vite burg opozitares Maria Kolesnikova, simbol i protestave antiqeveritare kundër presidentit Lukashenko

Bjellorusi/ 11 vite burg opozitares Maria Kolesnikova, simbol i protestave

Një nga figurat kryesore të opozitës bjelloruse që kërkoi largimin e presidentit Aleksandër Lukashenko pritet t'i kalojë 11 vite në burg.

Maria Kolesnikova u dënua të hënën për cenim të sigurisë kombëtare, bashkë me avokatin e saj Maksim Znak, i cili u dënua me 10 vite burgim.

Kolesnikova është ndër lideret e vetme politike që ndodhet ende në Bjellorusi pasi kolegët e saj opozitarë zgjodhën të ikin vitin e kaluar, kur Lukashenkoja shtoi presionin mbi kundërshtarët.

Në gjykatë ajo u shfaq ditën duke bërë me duar simbolin e një zemre, ndërsa buzët e lyera me të zi bënin kontrast me fytyrën e saj të qeshur.

39-vjeçarja u bë simbol dhe priu lëvizjen antiqeveritare kundër Lukashenkos duke dalluar mes dy grave të tjera opozitare, Svetlana Tikanovskaja dhe Veronika Tsepkalo.

Shtatorin e shkuar agjentët e KGB-së e morën me forcë Kolesnikovën për ta dëbuar drejt Ukrainës, por ajo rezistoi duke u hedhur nga minibusi ku po e transportonin dhe duke e grisur më vonë pasaportën e saj.

Ndërkaq, si Tikanovskaja edhe kolegia Tsepkalo e braktisën vendin.

Tikanovskaja pretendon se është ajo fituesja e vërtetë e zgjedhjeve të 9 gushtit 2020, kur presidenti Lukashenko u konfirmua për herë të gjashtë në krye të shtetit me 80 për qind të votave, post të cilin e mban prej 27 vitesh, me dhunë e manipulim, sipas Bashkimit Europian./OraNews/

EMISIONET