Bilanc i frikshëm në Indi, pinë alkool me përqindje të lartë metanol, 28 të vdekur dhe 60 të shtruar në spital

Bilanc i frikshëm në Indi, pinë alkool me përqindje të

Të paktën 28 persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë shtruar në spital nga pirja e alkoolit të spërkatur me metanol për ta bërë atë më të fortë, në Indinë perëndimore.

Vdekjet ndodhën në rrethet Ahmedabad dhe Botad të shtetit Gujarat, ku prodhimi, shitja dhe konsumimi i alkoolit është i ndaluar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Kishte 98% metanol në pijen që ata konsumuan, që do të thotë se ata kishin konsumuar vetëm metanol, gjë që ka rritur numrin e vdekjeve”, tha Bhavnagar Ashok Yadav, inspektori i përgjithshëm i policisë, për The Times of India.

Departamenti i krimeve të qytetit të Ahmedabad ka arrestuar një pronar kimik Jayesh Khavadiya nga Narol dhe tetë bashkëpunëtorët e tij.

Numri i të vdekurve pritet të rritet më tej pasi disa pacientë mbërritën në spitalin civil të Ahmedabad për trajtim.

Provinca Gujarat e ka ndaluar konsumimin e alkoolit që nga viti 1960 si një homazh për Mahatma Gandhin, të vrarë në vitin 1948, por qindra banorë kanë vdekur gjatë dekadave pasi filloi tregtia e paligjshme e pijeve.

Pijet e paligjshme janë bërë gjithashtu një industri jashtëzakonisht fitimprurëse në të gjithë Indinë, ku shitësit nuk paguajnë taksa dhe u shesin sasi të mëdha të produkteve të tyre të varfërve me një çmim të lirë.

Policia lokale rregullisht mbyll një sy ndaj tregtisë së pijeve alkoolike, pasi ata paguajnë ryshfet për të kryer shitjen e tyre të paligjshme në fshatra, raportojnë mediat lokale indiane.

EMISIONET