Bigamisti arrin marrëveshje me dy gratë e tij dhe i shpëton burgut, vetëm të dielën është "single"
Në Indi, bigamia është një krim. Për këtë arsye, lajmi për marrëveshjen e arritur mes një inxhinieri kompjuterash dhe dy grave me të cilat është martuar ka gjetur hapësirë të madhe në mediat e vendit, duke fshehur ekzistencën e njëri-tjetrit.
Burri do ta ndajë kohën e tij, dy apartamentet që ka dhe rrogën e tij midis dy grave të tij, të cilat i kanë dhënë nga një djalë secila.
Nga e hëna në të mërkurë do të jetojë në njërën familje, nga e enjtja në të shtunën në tjetrën, të dielën do të jetë “single”, pa asnjë detyrim ndaj asnjërës.
Vetëm nëse shkel rregullat, gruaja e tij e parë do ta denoncojë dhe do ta çojë para një gjyqtari.
Marrëveshja u ratifikua nga një ndërmjetës i gjykatës së familjes Gwalior, avokati Harish Deëan, i cili saktësoi se ai e pranoi atë sepse, edhe nëse bigamia është e ndaluar me ligj në Indi, burri nuk është akuzuar për krimin.
Gruaja e tij e parë, e martuar në 2018, punonte në të njëjtën kompani me burrin e saj, në Gurgaon, afër Delhit.
Pas dy vitesh së bashku, vetëm disa muajshe shtatzënë, në shpërthimin e pandemisë në 2020 ajo u kthye të jetonte me prindërit e saj në Gëalior, ku burri i saj nuk iu bashkua më kurrë.
Ndërkohë, ai ishte martuar me një kolege tjetër, e cila ishte gjithashtu shtatzënë.
Lidhja e re u zbulua nga gruaja e tij e parë në fillim të këtij viti, kur ajo më në fund shkoi në kërkim të burrit të saj, tani pa asnjë lajm.
Pas befasisë, marrëveshja mes të treve u arrit brenda pak javësh.
“Nuk mund të kundërshtoj asgjë”, tha ndërmjetësi.
“Detyra ime është të zgjidh në mënyrë harmonike mosmarrëveshjet.
Gruaja e parë donte garanci për mirëmbajtjen e fëmijëve dhe nuk donte ta dërgonte të shoqin në gjyq, tjetra nuk donte të hiqte dorë nga partneri dhe preferoi zgjidhjen solomonike.