Biden mbërrin në Bruksel, do të zhvillojë takime lidhur me situatën në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2022, 22:21

Presidenti i SHBA Joe Biden ka mbërritur në Bruksel për një seri samitesh urgjente që synojnë të trajtojnë luftën e Rusisë në Ukrainë.
Air Force One u ul në aeroportin e Brukselit në orën 21:03, koha lokale, pas një fluturimi afërsisht shtatë orësh nga Uashingtoni.
Presidenti Biden u prit nga kryeministri i Belgjikës në aeroport.
Ai do të fillojë bisedimet intensive me NATO-n, G7 dhe Bashkimin Evropian duke filluar nga e enjtja për situatën e krijuar në Ukrainë.


