BIDEN, BETEJË ME SHËNDETIN! Ish-Presidenti i SHBA-së i nënshtrohet operacionit për kancerin e lëkurës

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është operuar së fundmi për të hequr qeliza kancerogjene nga lëkura, ndërsa po përballet me sëmundjen e rëndë.

BIDEN, BETEJË ME SHËNDETIN! Ish-Presidenti i SHBA-së i

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e qelizave kancerogjene nga lëkura, ka konfirmuar zëdhënësi i tij.

Ndërhyrja kirurgjikale u konfirmua pas publikimit  të një videoje ku 82-vjeçari shihej në Rehoboth Beach, Delaëare, me një shenjë të dukshme në ballë.

Zëdhënësi theksoi se Biden është nën trajtim mjekësor, ndërsa data e saktë e operacionit nuk është bërë publike.

Kjo nuk është hera e parë që Biden kryen një ndërhyrje të tillë. Në shkurt 2023, gjatë një kontrolli rutinë, atij iu hoq një shenjë kanceroze nga gjoksi, ndërsa e njëjta periudhë shënoi edhe ndërhyrjen e bashkëshortes së tij, Jill Biden, e cila i nënshtrohej operacionit Mohs për heqjen e dy lezionesh të ngjashme.

Shëndeti i Biden është vënë shpesh në qendër të vëmendjes, sidomos pas majit të këtij viti, kur u bë e ditur se ai vuante nga një formë agresive e kancerit të prostatës në fazën e katërt, e përhapur në kocka.

Biden, presidenti më i moshuar i zgjedhur ndonjëherë në vitin 2020, hoqi dorë nga kandidimi për një mandat të dytë në korrik 2024, pas një debati të dobët me Donald Trump.

Prej atëherë, ai ka mbajtur një profil të ulët publik, me paraqitje të rralla, mes tyre një fjalim në prill në mbrojtje të Administratës së Sigurimeve Shoqërore.

EMISIONET