BERLIN – Mijëra banorë pa energji elektrike

BERLIN – Mijëra banorë pa energji elektrike

Mijëra banorë në juglindje të Berlinit mbeten pa energji elektrike pas një defekti të madh në rrjet, njoftoi sot policia.

Hetimet fillestare sugjerojnë se ndërprerja ka ndodhur për shkak të një zjarrvënieje, pasi dy shtylla të tensionit të lartë kanë marrë flakë, tha një zëdhënës i policisë.

Flakët janë shuar dhe policia kriminale po heton shkakun e zjarrit në vendngjarje.

Ekipet e emergjencës janë dërguar në lagjet e prekura Altglienicke, Grunau, Adlershof, Spindlersfeld, Alt-Johannisthal dhe Oberschöneweide, sipas një postimi të policisë në X.

Defekti ka shkaktuar gjithashtu ndërprerje në shërbimin e tramvajit dhe dritat e trafikut në zonë.

EMISIONET