Beqa: Izraeli nuk mund ta përfundonte luftën me Iranin, prandaj u përfshinë SHBA-të me bombardim

Përmes një interviste në Ora News, politologu Mentor Beqa tha se pas hyrjes së Izraelit në Iran nuk kishte diskutim nëse do të futej edhe ShBA-ja.
Beqa: Pas hyrjes së Izraelit në Iran nuk kishte diskutim nëse do të futej edhe ShBA-ja. Izraeli hapi një luftë që nuk e përfundonte dot, prandaj ishte e domosdoshme ndërhyja e ShBA-ve. Prandaj jam i bindur që SHBA-të e kishit të pashmangshëm një gjë të tillë. Por tashmë ShBA-ja do të duhet të balancojë shumë interesa me aleatët, por edhe brenda vetë SHBA-ve. Vendimmarrja e Trumpit në këtë pikëpamje ka qenë goxha e vështirë.
