BE heton mediet sociale amerikane për çështjet e mbrojtjes së fëmijëve

BE heton mediet sociale amerikane për çështjet e mbrojtjes

Komisioni Evropian po kërkon informacion nga platformat amerikane Apple, Snapchat, Google dhe YouTube lidhur me akuzat për mbrojtje të pamjaftueshme të fëmijëve, tha sot zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Henna Virkkunen.

“Legjislacioni i Bashkimit Evropian thotë qartë se kur të miturit përdorin shërbime online, duhet të sigurohen nivele shumë të larta të privatësisë, sigurisë dhe mbrojtjes”, tha Virkkunen.

“Ky nuk është gjithmonë rasti”, shtoi ajo, ndërsa mbërriti në një takim të ministrave të BE-së përgjegjës për telekomunikacionin në qytetin danez, Horsens.

“Kërkesat për informacion kanë për qëllim vlerësimin e masave të marra nga Snapchat, YouTube, Apple Store dhe Google Play për të mbrojtur të miturit dhe për t’u pajtuar me Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) të BE-së”, tha komisionerja.

Nëse komisioni vazhdon të dyshojë për një shkelje të DSA-së pas vlerësimit të informacionit, ai mund të hapë procedura zyrtare. Nëse komisioni vërteton një shkelje të rregullave të BE-së, ai mund të vendosë gjoba deri në 6% të xhiros globale. 

EMISIONET