Baerbock emërohet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Baerbock emërohet presidente e Asamblesë së Përgjithshme

Ish-ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock do të marrë zyrtarisht sot detyrën si presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ajo do të zëvendësojë paraardhësin e saj, Philémon Yang, ish-kryeministri i Kamerunit, në fillim të seancës të 80-të të asamblesë në Nju Jork.

Baerbock u zgjodh në këtë pozicion në qershor me një shumicë dërrmuese, pavarësisht një fushate nga Rusia për të penguar kandidaturën e saj.

Politikania 44-vjeçare e Partisë së Gjelbër, e cila shërbeu si ministre e Jashtme e Gjermanisë deri në maj, është gruaja e pestë që mban këtë post.

Pozicioni është kryesisht ceremonial dhe nuk duhet të ngatërrohet me rolin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Si presidente, Baerbock do të kryesojë seancat e Asamblesë së Përgjithshme dhe do të ndihmojë në përcaktimin e rendit të ditës dhe rregullave procedurale për takimet. 

EMISIONET