Azi, 1.5 milionë tulipanë premtojnë një shfaqje mbresëlënëse në kopshtin më të madh të Kashmirit

1.5 milionë tulipanë premtojnë një shfaqje mbresëlënëse në kopshtin më të madh të Kashmirit në Sringrad të Azisë.
Një ylber lulesh dhe radhë të gjata turistësh janë panorama që vijnë nga hapja e tij. Mijëra njerëz pritet të vizitojnë kopshtin prej 30 hektarësh në brigjet e liqenit piktoresk për të parë më shumë se 60 lloje lulesh.
Por çfarë ka pas kuintave të këtij spektakli.
Është dashur një vit punë e një “ushtri” kopshtarësh për të realizuar shfaqjen. Mbi 543 pjesëza të shpërndara në 4 tarraca kopësht, thotë kuratori Mushtaq Ahmad Mir, i cili përcakton me përpikëri ndo ngjyrë e lule.
Çdo pjesës mban 2,300 deri në 2,500 tulipanë,thotë Khan, një nga dy kopshtarët kryesorë të festivalit.
Një ndër 60 kopshtarët, 56 vjeçari i apasionuar pas luleve , tregon se pagesat e ulëta nuk janë stimuluese për të punuar.
Puna kryhet nga personeli i përhershëm dhe të punësuarit një ditorë , për më 3 paund dita ose më pak se 4 euro.
Në dimër, kopshtarët kujdesen për fidanët, duke punuar ditë e natë për të mos i lejuar ato të ngrijnë dhe për t'u siguruar që të mos hahen nga kafshët e egra të kodrave të afërta.
Srinagar ka një varg kopshtesh historike, ai Memorial Indira Gandhi u krijua posaçërisht për të nxitur turizmin. Vitin e kaluar, vizitorët shkuan në 3.6 milion njerëz.

