Avioni bën ulje emergjente në një kopsht, shpëtojnë mrekullisht 4 anëtarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2023, 15:47

Katër persona i mbijetuan një aksidenti, pasi avioni në të cilën ndodheshin u detyrua të bënte ulje emergjente në një kopsht.
Tre nga personat që ndodheshin në bord u dërguan në spital pasi avioni u përplas me murin e një blloku banesash në Villejuif, rreth 7 km jashtë Parisit, të hënën.
Avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente pas një problemi në motor, tha ministri i Transportit Clement Bohn në një postim në Twitter.arje.
